Flash News

KRYESORE

Panucci flet pas humbjes me Kosovën: Përgjegjësi jam unë, por nga sot do të vendos dorë të hekurt

Panucci flet pas humbjes me Kosovën: Përgjegjësi jam unë,

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka marrë përgjegjësinë për humbjen përballë Kosovës. Sot të gjitha kritikat janë të drejta, u shpreh Panucci, duke shtuar se mund të humbasësh por jo në këtë mënyrë.

“Ishim zero. Përgjegjësi jam unë. Sot, të gjitha kritikat janë të drejta. Mund të humbasësh, por jo kështu. Vuajtëm më shumë sot sesa kundër Italisë dhe Spanjës”, tha Panucci.

Trajneri italian theksoi më tej se ai është treguar i butë me lojtarët gjatë javës dhe këtë gjë nuk do ta përsërisë më.

“Ishim shumë të shëmtuar për të menduar se kjo është Shqipëria ime e vërtetë. Jam treguar i butë, por nga sot do të vendos dorë të hekurt”, deklaroi Panucci.

Të fundit