Flash News

KRYESORE

Panucci gjen shkakun e humbjes me Skocinë: Jemi të limituar në mbrojtje

Panucci gjen shkakun e humbjes me Skocinë: Jemi të limituar në

Trajneri Christian Panucci thotë se shkak për humbjen e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Skocisë janë mundësitë e limituara në repartin e mbrojtjes. Duke folur për ‘Supersport’ pas ndeshjes së humbur me rezultatin 2-0, trajneri italian tha se ekipi lejon që kundërshtarët të shënojnë gola shumë të thjeshtë.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. U ndëshkuam me gol në minutën e parë të pjesës së dytë, një gol i dhuruar, sikurse dhe goli i dytë. Edhe futbollistët e tjerë që ishin në fushë kishin eksperiencë. Kemi limite në mbrojtje, të tjerët na sulmojnë dhe ne i lejojmë të na shënojnë gola të thjeshtë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe kaluam në mbrojtjen me tre mbrojtës. E përsëris, u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve. Këto janë limitet tonë, nuk ka rëndësi nëse luan me tre apo me rreshtim tjetër”, ka deklaruar Panucci.

Të fundit