Flash News

KRYESORE

Panucci kritikon lojtarët me origjinë shqiptare: Më bën përshtypje edukata; nuk kthejnë as përgjigje

Panucci kritikon lojtarët me origjinë shqiptare: Më bën

Christian Panucci ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen që tregojnë disa lojtarë me origjinë shqiptare kur marrin ftesën për t’iu bashkuar Kombëtares. Gjatë konferencës që zhvilloi sot me gazetarët, trajneri Panucci tha se FSHF është në kontakt me rreth 250 lojtarë, por shpesh herë, disa prej tyre as nuk kthejnë përgjigje nëse do e pranojnë apo jo ftesën për t’u bërë pjesë e Shqipërisë.

“Kemi shumë lojtarë, mbi 250. Janë edhe shumë që i kontaktojmë. Më bën përshtypje, edukata e lëkundur, pasi sido që të jetë, njeriu përgjigjet, dua të vij apo jo në Kombëtare. As nuk na kthejnë përgjigje...”, - u shpreh Panucci.

Trajneri i Kombëtares shqiptare publikoi sot listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë, që luhen më 7 dhe 10 shtator.

Të fundit