Flash News

KRYESORE

Panucci: Mjafton edhe një gol, nëse kundërshtarët janë në presion për 90 minuta do kemi rezultat pozitiv

Panucci: Mjafton edhe një gol, nëse kundërshtarët janë

Kristian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para takimit që do të luhet nesër në "Loro Boriçi". Ai është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ku thekson se me kthimin e Sadikut në ekip mund të kemi një rezultat pozitiv.

Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?

“Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu”

Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?

Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë në presion për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Të fundit