Flash News

KRYESORE

Panucci nuk i ndahet 100 mijë eurove, gjykata pranon kërkesën kundër Nishanit

Panucci nuk i ndahet 100 mijë eurove, gjykata pranon kërkesën

Padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci, ku kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Bujar Nishani, është pranuar nga gjykata.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata pasi u konsiderua e parregullt. Gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e dytë të Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të paraqesë provat e tij.

Kur palët në proces të kenë sjellë provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.

Padia civile e trajnerit Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0.

Të fundit