Flash News

KRYESORE

Panuçi flet për mediat italiane: Shqiptarët më kanë surprizuar, Reali fiton Ligën e Kampioneve

Panuçi flet për mediat italiane: Shqiptarët më kanë

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka folur nga për aktualitetin e kombëtares dhe futbollit në përgjithësi. Ai ka dhënë një koment për vendin ku punon, Shqipërinë, dhe gjithashtu për ekipin që ka në dispozicion. Trajneri kombëtares sonë komenton edhe finalen e Ligës së kampionëve midis Realit të Madridit dhe Livepulit.

Për kombëtaren: “Punoj në një federatë serioze dhe kam një ekip të mirë. Kualifikueset për në Europian janë shumë të forta por ne mund t’ia dalim. Jam i lumtur që punoj në Shqipëri dhe kam një mardhënie të mirë me presidentin dhe grupin e punës, gjithçka funksionon.”

Për Stolin e Italisë:  “Nëse merr Mançinin, Italia do të bëj një zgjedhje të mirë. Është një trajner me eksperiencë. Ai ka bërë mirë kudo ku ka shkuar dhe e njeh mirë kampionatin Italian.”

Në fund, italiani bëri edhe një koment për finalen e Ligës së Kampioneve: “Unë preferoj ta fitoj Reali. Nëse bën një gabim kundër Liverpul ata ndëshkojnë më kundërsulm. Reali nuk duhet ti lë hapësira.”

Të fundit