Flash News

KRYESORE

Panuçi konfirmon raportet e ‘ngrira’ me lojtarët: Drejtoj një skuadër memecësh që nuk flasin dhe s’reagojnë

Panuçi konfirmon raportet e ‘ngrira’ me lojtarët:

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi u paraqit mesditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Skocinë. I tensionuar dhe deri diku arrogant, tekniku italian konfirmoi atë që flitej prej kohës se raportet e tij me futbollistët e Kombetares nuk janë aq të mira.

“Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them kujdet këtu, kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë”, pohoi italiani.

Pyetur nëse një humbje ndaj Skocisë rrezikon postin e tij, 45-vjeçari theksoi se ai ka raporte të mira me presidentin e federatës dhe se tani mendon vetëm për fitore ndaj tyre.

Të fundit