Flash News

KRYESORE

Panuçi ndez dritën jeshile për Keidi Baren: Është futbollist në rritje, më pëlqen

Panuçi ndez dritën jeshile për Keidi Baren: Është

Pas ardhjes në krye të kombëtares kuq e zi, Kristian Panuçi duket që është i predispozuar të pasurojë radhët e kombëtares shqiptare me talente të rinj.

Në një prononcim për “Sport Ekspres” i pyetur për talentin, Keidi Bare i cili po shkëlqen me Atleticon e Madridit, Panuçi është shprehur entuziast për të dhe bashkëngjitjen e tij në radhët e kombëtares.

“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletiko Madrid-Liverpul dhe mu duk mjaft interesant. E kam parë edhe herë të tjera. Më duket një futbollist në rritje dhe që duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur”, u shpreh Panuçi.

Nga fjalët e tij kuptohet që ftesa për Keidi Baren nuk do vonojë dhe shumë shpejt ai do jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Të fundit