Flash News

KRYESORE

Panuçi: Nëse nuk kualifikohemi në europian, do largohem

Panuçi: Nëse nuk kualifikohemi në europian, do largohem

Pas e humbjes 0-4 ndaj Skocisë dhe në prag të ndeshjes me Uellsin, trajneri i Kombëtares kuqezi, Cristian Panuçi dhe kapiteni i skuadrës, Mavraj kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë folur për rezultatin negativ.

Mavraj kërkoi falje edhe njëherë për sjelljen e tij që e dënoi me karton të kuq dhe largim nga fusha, teksa premtoi se do të japë maksimumin në përballjen më Uellsin.

“Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën ku ndodhemiI kam kërkuar falje ekipit për kartonin e kuq. Presim kthesën në miqësoren ndaj Uellsit”, tha Mavaraj.

Tekniku Panuçi pranoi se është koha të ndryshojë diçka në ekip, pasi ajo çfarë ai dëshironte të arrinte nuk solli aspak sukses.

Një pjesë të dështimit në Ligën e Kombeve, e sidomos humbjes së thellë të Shqipërisë në shtëpi, Panuçi ia faturon edhe mungesave në formacion, pasi mungonin 6 lojtarë.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka ndërmend të largohet pa përfunduar edhe faza e kualifikuesve të europianit.

“Ekipit Kombëtar i mungojnë 6-7 lojtarë. Kam një kontratë deri në vitin 2019, unë  nuk dorëzohem” Nëse kualifikohemi qëndroj, nëse jo largohem”, u shpreh ai.

Të fundit