Flash News

KRYESORE

PAP heq dorë nga padia, Dojaka akuza PD dhe PS: Po veprojnë mbi ligjin, rrezikojmë të mbetemi jashtë zgjedhjeve

PAP heq dorë nga padia, Dojaka akuza PD dhe PS: Po veprojnë mbi

Partia Aleanca Popullore ka hequr dorë nga padia për çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë të parive politike të regjistruara në KQZ.

Kreu i PAP, Artur Dojaka sqaroi në një deklaratë për mediat se sot ishte pranimi i pushimit të çështjes me qëllim që të hapet hapsira për tu regjistruar në zgjedhje. Sipas tij nëse KQZ do të miratojë 25 qershorin automatikisht PAP mbetet përsëri jashtë zgjedhjeve dhe akuzoi se dy partitë e mëdha politike në vend po veprojnë mbi ligjin

“Ende nuk është pranuar si datë 25 qershori. Ajo që ne bëmë sot ishte pranimi i pushimit të çështjes me qëllim që të hapet hapsira për tu regjistruar në zgjedhje. Nëse KQZ do të miratoj 25 qershorin automatikisht AP mbetet përsëri jashtë zgjedhjeve.

Presim që KQZ të miratojë datën dhe më pas do të veprojmë me veprimet tona ligjore pasi duhet të ndryshojë listat e kandidatëve.

Për këdo që ka informacion juridik është 'no sens' të komandohet nga dy parti politike. Këtu nuk vendos ligji por dy parti që veprojnë mbi të. Ne do jemi për të shfrytëzuar çdo hap që na jep ligji”, tha kreu i PAP.

PAP kishte kërkuar disa ditë më parë në KQZ çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë.

 

 

Të fundit