Flash News

KRYESORE

PAP për afatin e regjistrimit të kandidatëve, zbardhen emrat e gjyqtarëve, pjesë e tyre edhe Gjin Gjoni

PAP për afatin e regjistrimit të kandidatëve, zbardhen emrat e

Janë përcaktuar 5 gjyqtarët të cilët do të shqyrtojnë ankimimin e PAP për afatin e  regjistrimit të kandidatëve.

Ditën e mërkurë, Partia Agrare Ambientaliste, në emër të opozitës, ankimoi në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, me argumentin se ishin pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, jashtë afatit.

Padia do të shqyrtohet nga Sotiraq Lubonja, Lindita Sinanaj, Tomor Skreli, Astrit Kalaja.

Pjesë e grupit do të jetë edhe nga gjykatësi Gjin Gjoni, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Astrit Kalaja.

Të fundit