Flash News

KRYESORE

Papa Françesku në Maqedoninë e Veriut: Historia shkruhet nga njerëz si Nënë Tereza

Papa Françesku në Maqedoninë e Veriut: Historia shkruhet nga

Gjatë vizitës që zhvilloi në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku u ndal edhe në shtëpinë e shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Ai vlerësoi sërish punën e Terezës dhe theksoi se historia shkruhet pikërisht nga njerëz si ajo.

“Kjo tokë ishte në gjendje t’i jepte botës dhe Kishës Nënë Terezën. Historia shkruhet nga të tillë njerëz, njerëz që nuk kan frikë të ofrojnë jetën e tyre për dashurinë”, u shpreh Papa.

Vlerësimi i figurës së Nënë Terezës zuri një hapësirë të konsiderueshme të vizitës së Papës në shtetin fqinj. Në Maqedoninë e Veriut, katolikët përbëjnë vetëm 0.4% të popullsisë, e cila dominohet nga ortodoksit.

Të fundit