Flash News

KRYESORE

Papa Françesku për “nëna e të gjitha bombave”: Turp dhe neveri për këtë emërtim

Papa Françesku për “nëna e të gjitha bombave”:

 “Nëna e të gjitha bombave” është emërtuar bomba më e madhe jobërthamore e ushtrisë amerikane. Për këtë emërtim ka ardhur një reagim nga ana e Papa Fraçeskut, të cilin e quan turp.

“Ndieva turp kur e dëgjova këtë emër”, tha Ati i Shenjtë para një grupi studentësh në Vatikan.

“Një nënë jep jetë, ndërsa kjo jep vdekje. Dhe ne e quajmë këtë bombë, nënë? Çfarë ndodh kështu?”, pyeti Papa Françesku.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara lëshuan një bombë të tillë me peshë 9.800 kg, mbi militantët e Shtetit Islamik në Afganistan.

Të fundit