All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Papa Françesku thirrje njerëzve: Mos abuzoni, kryqi nuk është aksesor

Papa Françesku thirrje njerëzve: Mos abuzoni, kryqi nuk
All - Paragraf - 1

Papa Françesku ka kritikuar njerëzit të cilët përdorin simbolin e kryqit si aksesorë mode, duke e konsideruar si abuzim.

All - Paragraf - 3

Në fjalimin e tij në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ai tha se simbolet fetare duhet të jenë të kuptuara dhe jo të komercializuara ose aksesorë mode.

“Kryqi nuk është një objekt ornamental, apo një aksesor për të plotësuar veshjen ku në shumicën e rasteve është i abuzuar. Imazhi i Krishtit të kryqëzuar tregon misterin e vdekjes së Birit si një akt suprem i dashurisë, burimit të jetës dhe shpëtimit të njerëzimit të të gjitha kohërave”, është shprehur Papa Françesku.

Çështja e përdorimit të kryqit si aksesor mode ka qenë një temë e diskutuar edhe më herët në Vatikan, që prej kohës së Papa Gjon Palit, i cili ka bërë të njëjtën thirrje.

Por për sa i përket tatuazheve, Papa Françesku u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të vizatojnë simbole fetare në trupin e tyre për të shprehur besimin.

 

Të fundit