Flash News

KRYESORE

Papa Frannçesku nga Nagasaki: Ndalni armët bërthamore, pasojat do jenë katastrofike

Papa Frannçesku nga Nagasaki: Ndalni armët bërthamore, pasojat

Papa Françesku bëri thirrje që të ndalet aktiviteti dhe prodhimi i armëve bërthamore në botë, pasi rreziku është i madh për pasoja katastrofike. Deklarata e tij u bë nga Nagasaki në Japoni, një prej dy qyteteve të cilat u sulmuan me bombë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Këtu, në vendin që dëshmoi pasojat katastrofike në njerëz dhe mjedis, të një sulmi bërthamor, përpjekja jonë për të dënuar me fjalë aktivitetin nuklear nuk mjafton..

Mos ta harrojmë kurrë sakrificën heroike. Të mos kthehemi në një relike të së shkuarës që ruhet dhe nderohet në muze, por të bëhemi frymëzim i punës apostolike dhe të shpërndajmë lajmin e mirë ngado”, tha Papa Françesku në qytetin ku 27 mijë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës atomike që u hodh nga Amerika.

Papa vizitoi monumentin e “Martirëve të krishtërimit” e gjithashtu mbajti edhe një meshë.

“Nagasaki fsheh në shpirtin e tij një plagë që dhemb përherë. Një vragë e shkaktuar nga vuajtjet e vazhdueshme prej humbjes së jetëve të mijëra viktimave të pafajshme të luftërave të shkuara dhe atyre aktuale me një Luftë të Tretë Botërore që po zhvillohet ngadalë. Le të ngremë zërin për ata që edhe sot po vuajnë pasojat e së shkuarës nga ky mëkat i tmerrshëm”, iu drejtua kreu i Kishës të pranishmëve në stadiumin e Nagasakit, ku gjendeshin rreth 30 mijë persona. Papa gjithashtu do të vizitojë edhe Hiroshimën, qyteti tjetër që u godit me bombë atomike.

Të fundit