Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Papritur, të gjithë e duan SPAK. A thua, sepse 'njeriu i të gjithëve' erdhi në krye?
Alfred Lela
Arsyeja se pse publiku e ka dashur reformën në drejtësi, nganjëherë edhe qorrazi, dhe sidomos ngritjen e SPAK, njësi e cila prezumohet se do të dënojë krimin dhe korrupsionin në politikë, është për t'i dhënë fund 'kulturës së mosndëshkimit'. Pra, kundravajtjeve të bëra dhe të pandëshkuara nga sistemi i drejtësisë.
Politika, që e ka kontrolluar sistemin e drejtësisë, nuk mund të ketë të njëjtëin interes; këtu ajo dhe publiku ndahen. Mund të thuhet madje se, bash për shkak të kësaj ndarjeje, publiku e kërkon SPAK-un, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se monedha e pafuqisë në duart e opinionit që kërkon të kthehet në fuqi.
Njësia speciale është ngritur, më në fund, dhe një sondazh për pritshmëritë e opinionit publik do të ishte interesant. Çfarë presin njerëzit prej SPAKU-t, Si, dhe Kur? Deklaratat e politikanëve i kemi çdo ditë, të përsëritura, dhe sa u takon atyre ky sondazh është kryer.
Këto deklarata të dala nga dyert e bujarisë dëshmojnë ama një kontradiksion. Ose dy, por ky editorial synon 't'a vrasë' njërin duke u mbështetur te tjetri. Kontradiksioni i parë i ngritjes së SPAK është se, jo vetëm shumica qeverisëse, ambasadat e huaja, por edhe opozita ka dalë me brof në tribunën e përshëndetjeve. Një tezë 'e ngrohjes' së opozitës me SPAK, bir i reformës, ndaj së cilës opozita ka qenë kritike vazhdimisht, e ka se pakica është e detyruar të konformohet, ngaqë ajo është kompleksuar kaq herë si kundërshtare e reformë në drejtësi. Politikanët e opozitës kanë frikë prej reformës, vijon përsëritjen refreni i politikanëve të shumicës (dhe ky është kontradiksioni më i madh: pse ish-pushteti të ketë frikë më shumë se pushteti?).
Këtij editoriali i intereson dhe do të lëvrojë një pistë apo tezë tjetër. Po sikur opozita, ashtu si mazhoranca, të jetë e kënaqur me SPAKU-n? Dhe te ky pranim të mos banojë besimi apo iluzioni se SPAK-u do të hetojë dhe dënojë politikanët e pushtetit, por nuk do të hetojë dhe dënojë ish-pushtetarët që janë ende duke ngrohur gjirin e saj politik? Presidenti Meta i priti dhe i 'blatoi' me kushtetueshmëri dhe mbështetje Spakmenët, por në të njëtën kohë priti dhe ngushëlloi si 'viktimë' edhe Ervin Salianjin, një subjekt aktual të drejtësisë. Shumica nuk kish se si të mos hidhej në urra për SPAKU-n që mbetet fëmija i fëmijës së vetëm të saj në 7 vite qeverisje, reformës në drejtësi.
A mos të gjitha palët janë njëlloj entuziaste për SPAKU-n, jo se më në fund erdhi ora e dënimit të të këqijve, por se kjo njësi nuk do t'i dënojë kurrë të këqijtë e politikës? Ndoshta jo, por dy elementë e mbështesin këtë dyshim. I pari është skualifikimi i top-kandidatit Altin Dumani, i cili shihej si investiturë e ndërkombëtarëve dhe fitorja, e papritur e runner up (të dytit në renditje), prokurorit Arben Kraja. Shefi i ri i SPAK-utt ka një të kaluar 'interesante' në administratën shtetërore shqiptare: ai ka qenë oferta socialiste për nënkryetar i Kontrollit të Shtetit në kohën e Nanos dhe më vonë i atashuar pranë Ilir Metës në Drejtorinë Antikorrupsion në Kryeministri. Z. Kraja ka pra një të kaluar, jo vetëm si hetues në kohë të komunizmit, por edhe në prapadhomat dhe paradhomat e 'pushteti të ri socialist' të Nanos e Metës.
Mbështeja e demokratëve për ngritjen e SPAK është e mistershme dhe e vetmja lidhje, siç i konfidoi një burim jopolitik, autorit të këtyre radhëve është Alfred Balla, një hyrje e vonë në sistemin e drejtësisë, brezi i Llallës etj, i afërt me të djathtën, duke qenë se vjen nga një familje e persekutuar në kohë të regjimit komunist.
Politiko nuk mundi ta konfirmonte këtë 'lidhje' të Ballës me PD, duke qenë se prania e saj u mohua nga tre zyrtarë të Partisë Demokratike. Megjithatë, dyshimin e mban në jetë pikërisht mbështetja që partia më e madhe e opozitës i dha SPAK.
A thua të gjithë e kanë njeriun e tyre në njësinë e re hetimore? Ky editorial mund të hidhet poshtë ose të vërtetohet nga koha, e cila duke qenë para nesh është e pamëshirshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38