Flash News

KRYESORE

Para 14 vitesh vrau biznesmenin grek, arrestohet ne Kakavi shqiptari

Para 14 vitesh vrau biznesmenin grek, arrestohet ne Kakavi shqiptari

Një ngjarje e ndodhur para 14 vitesh në Greqi, ku një shqiptar vrau me sëpatë një biznesmen grek është rikthyer edhe njëherë në vëmendejen e mediave greke. Kjo pasi autori i kësaj ngjarje 35-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur është vënë në pranga pas 14 vitesh nga policia greke. Ai është i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në Tripoli ne vitin 2003.

Shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga media greke, kishte arritur t’i shpëtonte policisë, por me rikthimin e tij në vendin fqinj ka ardhur dhe ora për të paguar për krimin e kryer shprehet gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe drogë , u kap në Kakavijë në kufirin grek. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35 vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit i akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe ” për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal ” dhe ” për drogë”. Shqiptari 35- vjeçar nga Delvinaqi do të transferohet për gjykim në Tripoli.

 

 

Të fundit