Flash News

KRYESORE

Para dhe favore seksuale në këmbim të drogës, arrestohet shqiptari në Itali

Para dhe favore seksuale në këmbim të drogës, arrestohet

Një 38-vjeçar shqiptar, me inicialet H.R. është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se prej të paktën një viti, merrej me shpërndarje kokaine në Macerata.

Hetimet e nisura që prej vitit 2017, e të koordinuara nga Prokuroria e Macerata-a kanë zbuluar se një prej klientëve të 38-vjeçarit ishte edhe një studente italiane. Në mungesë së parave, ajo e paguante drogën duke i ofruar shpërndarësit favore seksuale.

Nga aktiviteti i shitjes së drogës, 38-vjeçari fitonte mijëra euro në muaj, me një klientelë prej të paktën 20 personash.

Të fundit