Flash News

KRYESORE

Para dhe seks në këmbim të vendimit, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtarin

Para dhe seks në këmbim të vendimit, KLGJ pezullon nga detyra

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Roland Hysi, i arrestuar një ditë më parë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar nenin 140, pika 3, të Kushtetutës dhe nenin 151, pika 1, gërma “a” të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, menjëherë sapo u njoh me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi me unanimitet në mbledhjen e datës 10.01.2019, pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, z. Roland Hysi”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KLGJ-së.

Gjyqtari Hysi u arrestua pas publikimit të një video ku ai shfaqej në merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

 

Të fundit