Flash News

KRYESORE

"Para gjyqtarëve për lirimin e Tahirit", Manjani ç’kodon deklaratën e ambasadorit Lu

"Para gjyqtarëve për lirimin e Tahirit", Manjani

Me një deklaratë të papritur dhe ‘pa dorashka’ ambasadori Lu deklaroi se ka informacione se gjyqtarëve të Apelit u janë ofruar para që të lirojnë ish-ministrin Tahiri nga masa ‘arrest-shtepie’.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili akuzon qeverinë se është e interesuar që Tahiri të lihet i lirë duke shtuar: "Ky është kulmi i banditizmit!".

Statusi i plotë:

“Mbi gjykatën bëhet presion dhe ofrohen para”, thotë Ambasadori i SHBA, për gjykimin në Apel të masës së sigurisë së Saimirit.

Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”!

Ky është kulmi i banditizmit!

Të fundit