Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Para nisjes në Hagë/ Haradinaj falenderon Moisiun, por jo Ramën
Në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar dorëheqjen dhe raportet me homologun Edi Rama. Haradinaj zbulon se ka pasur shumë telefonata nga kryeministra të ndryshëm, perveç atij te Shqiperise.
“Kam marrë shumë shkresa prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Moisiu ishte këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten, ata i përcjellin këto tema”.
I zhgenjyer shprehet edhe me heshtjen e faktorit nderkombetare ne Prishtine, qe sipas tij, komentin cdo lloje ngjarje ne vend. “Ata kanë reagur për gjithçka. Mund të jetë një respektim i vendimit. Po të ishte e kundërta ata shpesh e thonë. Dorëheqjen nuk e kam bërë për më e ndalë dialogun. Unë dua të e ndali vetëm ndarjen dhe Dodik republikën. Ju kam thënë edhe ndërkombëtarve që të mos i bëjnë presion Kosovës. Nëse vazhdohet me presion ju siguroj se rajoni do destabilizohet”, shtoi Haradinaj.