Flash News

KRYESORE

Para një jave u stërvit me Ronaldon; Kukësi huazon nga të rinjtë e Juventusit mesfushorin Toure

Kukësi ka prezantuar sot mesfushorin me origjinë nga Guinea, Oumar Toure, i cili vjen në formë huazimi nga Juventusi te ekipi verilindor.

Prezantimi i 19-vjeçarit, i cili javën e kaluar u stërvit edhe me Kristino Ronaldon u prezantua së bashku me mbrojtësin Adrian Cuculi.

Vetë lojtari në pronësi të klubit bardh e zi u shpreh i lumtur me eksperiencën e re dhe premtoi se do të japë maksimumin për klubin kuksian.

“Është kënaqësi që vij këtu. E njoh këtë skuadër prej një muaji. Do të vendosem menjëherë në dispozicion të trajnerit. E di mirë se duhet të luftoj për të siguruar vendin e titullarit. Sidoqoftë, jam gati për të dhënë kontributin tim”.

Të fundit