KRYESORE

Para se të bëhej këngëtare, Dua Lipa ka luajtur në serialin e famshëm në Kosovë

Dua Lipa tashmë është në majat e suksesit në industrinë muzikore. Ka fansa në gjithë globin dhe këngët e saj janë në top listat botërore. Dua Lipa është vazhdimisht duke sjellë projekte të reja muzikore dhe po punon për të tjera.

Para se të bëhej këngëtare, Dua ishte aktore. Që në moshë shumë të vogël.

Ajo ka luajtur në serialin e famshëm "Familja Moderne". Dua luante rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Robert, i luajtur nga aktori Lekë Berisha. Skena kur shfaqej Dua, ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik ku Dua ka lindur dhe është rritur!

Ky rol madje është cituar edhe në faqen e saj në Wikipedia, si shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua ka marrë pjesë.

Të fundit