Flash News

KRYESORE

Para se të humbisnin jetën, vajza e biznesmenit me shoqet e saj ishin në koncertin e Rita Orës

Vajza e biznesmenit të njohur turk Huseyin Başaran, Mina Başaran, së bashku me 7 mikesha të saj dhe tre anëtarë të ekuipazhit kanë humbur sot jetën tragjikisht. Ata ishin nisur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të bërë festën e beqarisë.

Ata kanë qenë dhe në koncertin e Rita Orës, fotot janë postuar nga vajzat edhe në rrjetet sociale, madje, 28-vjeçarja ka postuar edhe foto e video nga koncerti live i Rita Orës.

Mina Başaran dhe partneri i saj, Murat Gezer, kishin vendosur edhe datën e dasmës, më 14 prill. Lajmi i hidhur i ndarjes së parakohshme nga jeta ka tronditur të gjitha familjet e 8 vajzave të reja, por edhe tre anëtarëve të ekuipazhit të avionit.

Avioni i linjës Başaran Yatırım Holding ishte nisur nga Sharjah dhe po kthehej në Stamboll, por për shkaqe që ende nuk dihen, është rrëzuar në Iranin Jugperëndimor, në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.

Të fundit