Flash News

KRYESORE

Para se të largohet për në SHBA, Elton Ilirjani puth në buzë mikun e tij në emision

Sot në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon ka qenë sërish i ftuar biznesmeni i njohur Elton Ilirjani. Eltoni ka qenë protagonist në media së fundmi për shkak se ai pasi ka pranuar para disa kohësh që është gay (homoseksual) tani ka filluar të vishet në mënyrë provokuese dhe të grimohet.

Ndërsa sot ai ka shkuar më tej me provokimin duke dhënë një puthje në buzë me mikun e tij. Puthja në buzë me një mashkull është diçka që nuk e kishte bërë më parë Ilirjani dhe as në mediat shqiptare, ndaj pak para se të niset drejt SHBA-ve ku edhe jeton e punon prej vitesh, ai vendosi të bëjë sërish bujë në media me gjestin e tij.

Ai u shpreh duke thënë se:

“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm.”

Të fundit