Flash News

KRYESORE

Para takimit me zyrtaren e OSBE/ ODIHR, Rama ‘mbyllet’ në selinë e PS me deputetin ‘non-grata’ në Amerikë

Para takimit me zyrtaren e OSBE/ ODIHR, Rama ‘mbyllet’ në

Ndërsa është njoftuar se në orën 11.00  në selinë rozë do te mbërrijë ambasadorja e OSBE/ ODIHR, Audrey Glover, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetin Tom Doshi.

Pasi e cilësoi si “aleat strategjik i Partisë Socialistë” gjatë takimit elektoral në Shkodër, i cili aktualisht përfaqëson Partinë Social Demokrate, e regjistruar në KQZ për zgjedhjet vendore,  Doshi është parë të hyjë në selinë e Partisë Socialiste, vetëm pak pasi përfundoi mbledhja e kryesisë së PS.

Doshi është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptarë që është shpallur ‘non-grata’ nga DASH në 2016-ën me argumentin se “është i përfshirë në afera korruptive dhe në dhunimin e të drejtave të njeriut”.

Më këtë qëndrim, kryeministri bëri gjithashtu ‘prapa-kthehu’ me Doshin, që u përjashtua nga PS në Mars të 2015 për shkak të përfshirjes së tij në një skandal, ku pretendonte se Ilir Meta kishte tentuar ta vriste, sipas Durim Bamit.

Të fundit