Flash News

KRYESORE

Para Washingtonit, takim edhe në Bruksel; Avdullah Hoti përfaqësues i Kosovës në rifillimin zyrtar të dialogut

Para Washingtonit, takim edhe në Bruksel; Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të jetë pjesëmarrësi i vetëm në takimin e parë në Bruksel pas rifillimit të dialogut Kosovë- Serbi. Dialogu i cili pritet të fillojë të enjten në Bruksel, i paraprin takimit mes palëve në 27 qershor në Washington.

Lajmin për pjesëmarrjen e Hotit në takimin në Bruksel e ka konfirmuar vetë zyra e kryeministrit kosovar. Ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të jetë përfaqësues nga Beogradi.

Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak vijon qëndrimin e tij në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është i pezulluar që prej dy vitesh për shkak të vendosjes së taksës 100 përqind nga ish-qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Taksa u shfuqizua më pas, duke u pasuar nga masat e reciprocitetit të qeverisë së ish-kryeministrit Albin Kurtit.

Referuar ndërmjetësimit amerikan të 27 qershorit në Washington, analisti Artan Muhaxhiri ka folur me tone optimiste, teksa thekson se jemi në pritje të një marrëveshje historike. (lexo këtu)

Të fundit