Flash News

KRYESORE

"Paracetamoli vdekjeprurës", reagon Ministria e Shëndetësisë: S'është regjistruar në Kosovë

Pas lajmeve në media se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” konsiderohet si një produkt vdekjeprurës, ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Ministria në njoftimin e saj thekson se produkti i apostrofuar Paracetamol P 500 nuk është i regjistruar në Kosovë.

“Lidhur me shkrimet ne media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun kosovar”, shkruan në faqen e saj zyrtare Ministria e Shëndetësisë.

 

Të fundit