Flash News

KRYESORE

Parada në Nish/ Prishtina kundër Beogradit. Ambasadori në Shkup: Serbia mund të provokojë luftë botërore

Parada në Nish/ Prishtina kundër Beogradit. Ambasadori në Shkup:

Paradën ushtarake të organizuar në Nish, në jug të Serbisë, Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk e sheh si kërcënim vetëm për shtetin e tij, por për të gjithë rajonin.

“Vuçiç po luan një lojë të rrezikshme. Ai mblodhi në Nish kriminelët e dënuar të luftës, në një paradë ushtarake me armë ruse, pranë kufirit tonë. Ky nuk është një kërcënim vetëm ndaj Kosovës, por kundër të gjithë fqinjve. Kjo është provë e qartë se Serbia nuk është paqedashëse, por një kation luftënxitës”, shkruan Hoxhaj.

Edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli thotë se mesazhi që Serbia jep me këtë paradë është se mbetet një kërcënim për rajonin.

“Serbia duhet të veprojë si një vend i civilizuar dhe të fokusohet në bashkëpunimin rajonal dhe evropianizimin e tij. Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që ata dërgojnë: Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është i gjallë në Beograd. Sugjerojmë dënim ndërkombëtar (të paradës)”, deklaron Pacolli.

Më i ashpër në reagim është ambasadori i Kosvës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili paralajmëron se Serbia mund të provokojë një luftë botërore me përmasa katastrofike.

“Serbia është rrezik permanent për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perendimor dhe më gjerë. Madje ajo mund të provokojë një luftë boterorë, me përmasa katastrofike, për shkak të lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit dëshiron të justifikojë, qoftë edhe përmes konflikteve, dëshitimin dhe debaklin në të gjitha luftrat e shkaktuara në dekadat e fundit, në territorin e ish federatës jugosllave”, shkruan Dedaj, duke kërkuar nga NATO, SHBA dhe BE që t’ia bëjnë të qartë Beogradit pasojat që e presin nëse rrezikon paqen në Ballkan.

Serbia organizoi një paradë të madhe ushtarake në Nish, pranë kufirit me Kosovën, për të përkujtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Të fundit