Flash News

KRYESORE

Parada në të njëjtën ditë më protestën e opozitës, LGBTI takon Bashën: Morëm garanci për mbarëvajtje të sigurt

Parada në të njëjtën ditë më protestën e

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT njoftojnë se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Organizatorët e Paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhvilluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.

Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. LGBTI bën me dije se gjatë takimit u ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë më 13 maj.

Sipas Aleancës LGBT dhe Pro LGBT është e rëndësishme të kuptojmë se hapësira publike na përket të gjithëve dhe askush nuk mund të ndalojë të drejtën themelore të njeriut për t’u organizuar dhe për t’u shprehur.

Të fundit