Flash News

KRYESORE

“Paradoks, zgjedhjet i fitoi kryeministri, duke sharë... qeverisjen”

“Paradoks, zgjedhjet i fitoi kryeministri, duke sharë...

Gazetari dhe analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook duke shtruar disa fakte nga situata politike në vendin tonë të cilat ngjasojnë, ose të paktën Dervishi i konstaton të jenë paradokse.

Sipas tij këto zgjedhje u fituan nga kryeministri i cili qeverisi për katër vitet që lamë pas vendin tonë, por çuditërisht duke sharë qeverinë.

Statusi i plotë:

Paradokse Zgjedhjet i fitoi kryeministri, duke sharë…qerverisje! Në zgjedhje shkohet për të ndërruar qeverinë, këtu shkojmë për të ndërruar opozitën! Demokratët që nuk votuan më 25 qershor u derdhën lumë në kutitë e votimit më 22 korrik! Durojnë 4 vjet qeverinë, por nuk durojnë 4 sekonda në semafor të dal drita jeshile! Në vend që të kërkojnë llogari pse nuk ka ujë, diskutojnë: a duhet të rritet çmimi ujit!

Të fundit