Flash News

KRYESORE

Paradoksi/ Dje kundërshtoi me forcë shembjen e shtëpisë së saj te ‘Petro Nini’, sot policja kundër banorëve te Bregu i Lumit  

Të gjithë e panë dhe e komentuan reagimin e efektives së policisë ‘Shqiponja’, Blerta Dervishaj, teksa kundërshtoi kolegët e saj, kur përmbaruesit kërkuan me forcë shembjen e shtëpisë së saj te zona e ‘Petro Ninit’ në Tiranë.

Në media, ajo u shfaq teksa mbronte me forcë pronën dhe kundërshtonte me çdo kusht ndërhyrjen për t’i shembur shtëpinë, ndonëse me një urdhër të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Por, sot herët në mëngjes policja është parë në terren, e urdhëruar që të jetë sërish në të njëjtën situatë, por kësaj herë në anën tjetër, me policinë që do të pengojë rezistencën e banorëve të Bregut të Lumit që njësoj si Blerta mbrojnë shtëpitë e tyre.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga ish deputeti Klevis Balliu, policja shfaqet teksa largon banorët që kundërshtojnë shembjen e shtëpive, në sajë të zgjerimit të Bulevardit të Ri, një paradoks që u komentua gjatë edhe në rrjetet sociale, kur efektivja u gjend në të njëjtën situatë që po kalojnë sot “hallexhinjtë” e Bregut të Lumit.

[video width="220" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/video-1.mp4"][/video]

Të fundit