Flash News

KRYESORE

Paradoksi/ I dënuari për trukim ndeshjesh, pjesë e stafit të Kombëtares U21

Ish-portieri i Teutës, Alfred Osmani, i dënuar nga për trukim ndeshjesh i është bashkuar stafit të Kombëtares U21 në rolin e trajnerit të portierëve.

Paradoksi qëndron në faktin se Osmani u pezullua në shkurt të vitit 2015 nga Komisioni i Etikës se FSHF-se, ndërsa tani emërohet në një pozicion të rëndësishëm.

“ Lojtari i KF Teuta, Alfred Osmani për komplotim në influencimin e rezultatit të ndeshjes KF Flamurtari-KS Teuta në kundërshtim me etikën sportive do të dënohet me gjashtë muaj pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 68/1 të KDS-së”, thuhej në vendimin e Komisionit të Etikës për Osmanini.

Në raportet e UEFA-s dhe FIFA-s, Shqipëria renditet një nga vendet me numrin më të lartë të ndeshjeve të trukuara në të gjitha nivelet e futbollit.

Të fundit