Flash News

KRYESORE

Paradoksi në qeveri/ Kryeministri dhe zv.kryeministrja janë në gjyq me njëri-tjetrin

Paradoksi në qeveri/ Kryeministri dhe zv.kryeministrja janë në

Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit të paktën deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re. Ajo do të jetë drejtuesja e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit dhe do të ulet në krah të Edi Ramës në mbledhjet e qeverisë.

Qeveria teknike do të votohet në seancën e sotme parlamentare.

43-vjeçarja është një “njohje e vjetër” e kreut të ekzekutivit për shkak se ai e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ledina Mandija ka dorëzuar në Gjykatën Administrative, padinë ku kërkon rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë.

Padia e Mandijës ka kaluar në një kalvar të gjatë dhe ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë.

Kjo sepse Avokatura e Shtetit (e qeverisë Rama) ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pra që Administrativja të mos e shqyrtonte padinë e të shkarkuarës. Në shkallën e parë ka fituar Mandija dhe padia e shtetit është rrëzuar. Në shkallën e dytë, Administrativja e Apelit e ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë duke pranuar ankesën e Avokaturës së Shtetit kundër Mandijës. Kështu, çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku Ledina Mandija e ka fituar përballjen proceduriale me Edi Ramën. Në këtë pikë, çështja është kthyer sërish në Administrative. 

Në janar të vitit 2010 Mandija u emëru nga ish-kryeministri Berisha në pozicionin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Në datën 7 tetor të vitit 2013, me urdhrin e Edi Ramës është liruar nga detyra e Avokates së Përgjithshme të Shtetit. (Gazeta Shqiptare)

Akuzat e Ylli Manjanit nuk janë asgjë përpara atyre të Dritan Demirajt: Kryeministër i papërgjegjshëm, trafikant dhe i korruptuar

Të fundit