Flash News

KRYESORE

Paradoksi/ Pasi miratoi ligjin, qeveria nis konsultat me minoritetet

Paradoksi/ Pasi miratoi ligjin, qeveria nis konsultat me minoritetet

Sa herë hartohet një projektligj, i cili sjell reagime të forta, përpara se ai të miratohet, diskutohet me grupet e interesit. Por mesa duket qeveria ka vendosur ta përmbys këtë skemë.

Pak ditë më parë, mazhoranca miratoi në Kuvned ligjin për minoritetet. Një ligj i cili solli jo pak reagime në opinionin publik.

Dhe vetëm tani, që ligji është miratuar, qeveria ka vendosur ta konsultojë me grupet e interesit. Të shtunën është njoftuar që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të jetë në bashkinë e Dropullit në një takim me banorët ku në fokus do të jetë prezantimi i ligjit për minoritetin.

Takimi do të mbahet të shtunën në fshatin Dervician ndërsa së bashku me Bushatin do të jetë e pranishme edhe zëvendësministrja e Jashtme Artemis Dralo.

Të fundit