Flash News

KRYESORE

Paradoksi i Prokurorisë/ Kërkoi me ngulm arrestimin e Tahirit dhe tani e lejon të lëvizë i lirë në Evropë; Kuvendi ia miratoi kërkesën

Saimir Tahiri është larguar nga Shqipëria në një kohë kur Prokuroria po zhvillohen hetime për njër përfshirje të mundshme të tij në trafikun e kanabisit drejt Italisë. Avokati i tij është shprehur se nuk ka dijeni për largimin e Tahirit, ndërkohë që ky i fundit ka njoftuar se ndodhet në Gjermani dhe do kthehet në Shqipëri mbrëmjen e sotme.

Por lëvizja e lirë e Tahirit është qartazi një përgjegjësi e Prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për bllokimin e pasaportave.

Më 25 tetor, ka hyrë në fuqi vendimi i Kuvendit të Shqipërisë që i jep autorizim Prokurorisë të ndalojë Tahirin të largohet nga vendi, veprim që nuk është kryer nga organi i akuzës.

Paradoksi qëndron në faktin se Prokuroria kërkoi me ngulm arrestimin e deputetit socialist, kërkesë që nuk u pranua nga PS, dhe nga ana tjetër nuk kërkon bllokimin e pasaportave, por lejon Tahirin të lëvizë i lirë në Evropë.

Të fundit