Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paradoksi: shfrytëzimi i instrumentave demokratikë për të nxjerrë jashtë loje demokracinë
Boshko Jakshic /gazeta Politika
Pushteti aktual në Serbi është pak a shumë si puna e midhjes: kur përpiqeni ta hapni guackën e saj dhe të hidhni paksa limon demokracie, ajo tenton të mbyllet dhe shtrëngohet gjithë spazma. Ruan në mënyrë fatale veteveten dhe mendimin se e gjitha që ajo di- dhe i di të gjitha- është më e mira për qytetarët e këtij vendi.
Protestat në Serbi po qetësohen, kërkesat e tyre përfundimisht i grumbulluan te mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira që do të zhvillohen në vitin 2020, dhe e tërë situata ka nxjerrë në sipërfaqe një dukuri politike interesante që nuk është ekluzivisht e jona: si kontribuon demokracia për autoritarizmin?
Demokracia është gjithmonë në një lloj krize, sepse ajo e orienton në mënyrë konstante shikimin nga e tanishmja, pak a shumë jo e kënaqshme, drejt së ardhmes me premtime të pambajtura. Kapaciteti i shpresës është në përpjestim të drejtë me forcën e demokracisë, dhe kur ai kapacitet zhduket, ateherë lind kriza e paevitueshme e praktikës, institucioneve dhe idealeve të saj.
Ka dalë në skenë një kastë politikanësh e cila shfrytëzon me mjeshtri instrumentat demokratikë në mënyrë që njëkohësisht t’i nxjerrë jashtë loje. Ata i ngashnjejnë zgjedhësit me mesazhin sipas të cilit për daljen nga kriza nevojitet një dorë e fortë, e kësisoj fuqia bëhet monopol i një lideri, ndërsa institucionet shtetërore prakitikisht nxirren jashtë loje. Reale, apo akoma më shpesh edhe të fabrikuara, krizat zëvendësojnë njëra tjetrën.
Veprimet populiste dhe autoritare bëhen më tërheqëse se ato demokratike. Përkundër demokracisë liberale promovohet ajo „joliberale“, e cila keqpërdoron kobshëm atributet demokratike në mënyrë që të krijojë botën e lirive të kufizuara dhe fuqisë së pakufizuar vetjake apo partiake. Nacionalizmi lidh bashkësitë nën udhëheqjen e liderëve të zgjedhur në mënyrë demokratike apo atyre autokratë.
Dukuria është globale. Demokracia është në rrethim në SHBA. Në Britani Brexit-i po gërryen indin politik të krijuar për shekuj të tërë. Në Gjermani, Kancelarja është në largim e sipër, ndërsa në Francë Presidenti lufton me rejtingun që po bie dita ditës. Demokracia është asgjësuar në Rusi, Turqi, në Egjipt, Venezuelë... Është kërcënuar në Kinë, seriozisht e varrosur në Itali, Poloni ose në Hungari.
Kriza e demokracisë erdhi pas krizës ekonomike dhe asaj migratore që ishin me përmasa të papara deri tani. Nëse revolucioni industrial ia lehtësoi punën Karl Marksit që të propagandojë „Manifestin Komunist“, revolucioni informativ u mundësoi populistëve, nacionalistëve dhe autoritaristëve, media të përkryera për përhapjen e lajmeve të gënjeshtërta.
Ky është mjedisi, por, përse kaq shumë autokratë të rinj marrin pjesë me kaq pasion në teatrin demokratik megjithëse janë ndoshta të vetëdijshëm se herët apo vonë do të zbulohet natyra e vërtetë e regjimeve të tyre?
Ngaqë nuk mund të dalin nga kuadri i parlamentarizmit, politikanët, kur e sigurojnë fuqinë, vazhdojnë të kenë nevojë për vota dhe jo për plumba dhe shkopinj gome. Aspirantët e dinë mirë se duhet të tregojnë përkushtim për demokracinë, megjithëse ajo nuk është preferenca e tyre.
Arsyeja e dytë për ekzistencën e demokracisë fiktive është ndoshta më pak e dukshme: autokratët bashkëkohorë janë më të dobët sesa modelet e tyre historike. E dinë mirë se duhet të kenë frikë nga kombinimi i fuqishëm i protestave të rrugës dhe rrjeteve sociale, sepse përzierja ndezëse e „rrugës së nxehtë“ dhe e teknologjisë informative është gjithsesi armike e çfarëdo autoritarizmi.
Autokratët nuk guxojnë të thyejnë haptazi rezistencën. Për më tepër, teksa mbështeten në metoda pak a shumë të sofistikuara të bllokadës së pakënaqësive, nxjerrin para vetes mburojën e demokracisë në mënyrë që të forcojnë akoma më shumë pushtetin vetjak.
Rendi demokratik përmban „erëzën“ më të dashur të autokratëve: u jep atyre legjitimitet. Pushteti që fillon me mbështetjen e popullit është më legjitim, dhe së bashku me këtë edhe më i dobët sesa regjimi, fuqia e të cilit mbështetet të shtypja. Megjithëse gjithçka mund të duket e rrejshme, demokracitë gjenerojnë legjitimitet, qoftë edhe të përkohëshëm.
Truku që përdorin autokratët që ta tregojnë pushtetin e tyre si demokratik, nuk përmban fort fantazi: i mban gjallë ekzistenca e të gjithë institucioneve dhe rituali demokratik. Problemi është se gjithçka është si puna e fshatrave të Potemkinit.
Herë pas herë, ose edhe shpesh, mbahen zgjedhje të shoqëruara me fushata të shtrenjta mediatike, marshe, mitingje, madje edhe debate. Në ditën e zgjedhjeve miliona njerëz presin para qendrave të votimit. Rezultati është se autokrati fiton përherë.
Rusia është shembulli par exellence, ndërsa modeli politik, Vladimir Putini, bëhet shembull për tu ndjekur edhe nga autokratët e vendeve që janë në BE dhe në mbarë botën.
Fasada e demomracisë është e ruajtur, askush nuk mund të thotë se nuk ekziston presidenti apo kryeministri. Kompetencat kushtetuese nuk kanë rëndësi. Thelbi është se pushteti gjendet atje ku është autokrati.
Përse autokrati në një moment nuk e heq maskën dhe me këtë të ruajë veten nga keqpërdorimi i shtetit dhe i burimeve të tij, në mënyrë që të ruajë përparësinë ndaj rivalëve të tij, sepse gjithsesi makinacionet nuk mund të vazhdojnë pa u zbuluar një ditë? Heqja e maskës nuk do të ishte fort e vështirë.
Askush nuk do të befasohej nëse Putini një ditë do të shpallte referendum me të cilin të hiqeshin kufizimet kohore të mandateve të tij. Askush nuk do të çuditej nëse Duma dhe Gjylata e Lartë do të mbështetnin manovrën e Presidentit për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Që të dy këto institucione janë shpesh pjesë e së njëjtës fasadë të demokracisë pas së cilës fshihet Putini. Gjatë 19 viteve askush dhe asnjëherë nuk është përpjekur të pengojë Presidentin të bëjë çfarë të dojë.
Në rajonin tonë tranzicioni jodemokratik gjeti mbështetje në ngjarjet e së kaluarës, te nacionalizmi i ndjekur me forma të tjera të traumave. Në Serbi përparimtarët (antarët e Partisë Përparimtare të Serbisë, kryetar i së cilës është Presidenti Aleksandër Vuçiç. Shën. i përkth.), e kanë mësuar mirë leksionin: pas paraventit të demokracisë është krijuar një ambient në të cilin institucionet janë ikebanat (lule prej letre-shën. i përkth.) e domosdoshme për të treguar përkushtimin ndaj BE-së, kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme joekzistuese, njëlloj si dhe e drejta për fjalë kritike. Drejtësia shoqësore është braktisur, ndërsa dhuna rritet dita ditës.
Demokraci pa ndryshime. Rrotullim në vend. „Duhet të ndryshohet gjithçka në mënyrë që të mos ndryshojë asgjë“, shkruante siçiliani i famshëm Tomazo de Lampeduza.
Demokracia na është bërë si puna e modës. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para katër dhjetëvjeçarësh diktatorët nëpër Afrikë, Azi apo në Amerikën Latine as që përpiqeshin të dukeshin si demokratë. Ndoshta sepse ndjeheshin me të sigurtë se autokratët e sotëm. Gjë që është njëfarë përparimi.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38