Flash News

KRYESORE

Paradoksi shkodran: Gruaja përkrah ministres së arsimit, burri proteston në çadër për të rrëzuar qeverinë

Shkodra mbetet qyteti i paradokseve politike shkruan Shkodra.News. Zonja që shihni në foto përkrah ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, është edhe drejtoresha e gjimnazit kryesor të të kryeqendres së veriut.

“28 Nëntori” është njëri prej entiteve arsimore më të mëdha të qytetit të vjetër, i njohur për një traditë të shkëlqyer në edukimin e figurave shumë të rëndësishme intelektuale të qytetit.

Ndërsa në këtë foton tjetër është i shoqi i drejtoreshës, njëri prej eksponentëve më të rëndësishëm të çadrës, i angazhuar në përmbysjen e pushtetit, Xhemal Bushati(i pari nga e djathta) është njëkohsisht edhe kryetari i Këshillit bashkiak të Shkodrës.

Është i angazhuar me kohë të plotë për të përmbysur pushtetin e së shoqes, madje duke sulmuar ashpër sistemin arsimor që ajo e udhëheq në qytet. Drejtoresha vazhdon të jetë kreu i këtij gjimnazi për vite e vite me rradhë ndërkohë që dhjetra mësues e mësuese me kontribute jo vetëm në arsimin shqiptar por edhe në Partinë Socialiste janë pa punë.

Të fundit