Flash News

KRYESORE

Paradoske shqiptare: Arrestohet kosovari me 58 gr kanabis, lirohet vlonjati me 5 tonë drogë

Paradoske shqiptare: Arrestohet kosovari me 58 gr kanabis, lirohet vlonjati me 5

Policia e Shtetit, e quan sukses të madh arrestimit e shtetasit kosovar Valon Musa, i cili u arrestua në Muriqan, me 58 gr kanabis, madje e bën lajm dhe e shpërndan, kur thuajse cdo ditë nisen me pako e thasë dhjetëra kg e pse jo, edhe tonë kanabis drejt Italisë e Greqisë. Në njoftim thuhet se një shtetas nga Kosova  është arrestuar nga policia kufitare e Muriqanit pasi në makinën e tij kishte fshehur një sasi prej 58 gram kanabis sativa. Në pranga u vu Valon Musa 31 vjeç nga Prishtina. “Arrestimi i tij u bë pasi në dalje të R. Sh. në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, mjetit të tij tip BMW, me targë RKS 01-710-KG iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”, sqaron policia. 

Rasti i dytë i cuditshem, po nga kjo pike kufitare ka te beje me dy vajza qe jane arrestuar nga policia Kufitare ne Muriqan, pasi u kapen me 21 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa” ne automjetin e tyre tip Benz.Policia thote se u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë

Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë,

Ndërkohë në Vlorë Gjykatas e liroi “për mungesë provash” shtetasin që u kam gjatë gushit me 5 tonë hashash. Madje jo vetëm atë por thuajse të gjithë grupin që trafikonte deriu në 15 tonë drogë.

Të fundit