Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Bashës në grupin e ri parlamentar: Do bëjmë opozitë frontale; asgjë nuk na lidh me Ramën

Paralajmërimi i Bashës në grupin e ri parlamentar: Do

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot në selinë blu, grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Burime për ‘News 24’ bëjnë të ditur se Basha u ka kërkuar deputetëve që zhvillojnë ture në të gjithë vendin për t’u takuar me qytetarët.

“Do bëjmë opozitë frontale. Ne jemi opozita dhe do denoncojmë çdo gjë”, mësohet të jetë shprehur Basha gjatë mbledhjes, duke paralajmëruar për një opozitë ndryshe nga ajo e katër viteve të fundit.

Kryedemokrati ka kërkuar të heq çdo dyshim për bashkëpunim me PS-në kur ka theksuar se “nuk ka asnjë flit me Ramën”.

“Rama përfaqëson të keqen. PS dhe LSI janë njësoj dhe ne s’kemi asnjë vizion dhe asnjë të përbashkët me Edi Ramën”, u ka thënë Basha deputetëve të rinj.

Ai i është rikthyer sërish marrëveshjes së 18 majit, për të cilën tha se ishte në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

Të fundit