Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paralajmërimi i Bashës: Nesër përballje parlamentare, të ndalojmë projektbuxhetin mafioz të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për median ditën e sotme u shpreh se ditën e nesërme do të ketë përballje parlamentare. Ai shprehet se opozita do të ndalojë projektbuxhetin mafioz të qeverisë Rama.
Fjala e Plotë e Lulzim Bashës:
Nesër, Edi Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e pastrimit të parave të pista, buxhetin e varfërimit dhe goditjes së qytetarëve, biznesit të vogël dhe të mesëm, të fermerëve, të fëmijëve dhe prindërve tyre, sa i përket sistemit arsimor, të rrënimit të mëtejshëm të shëndetësisë përmes koncesioneve korruptive, të ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro të inceneratorëve si skemë korruptive dhe mafioze e kriminale.
Qëndrimi i opozitës, qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet i qartë dhe i vendosur kundër këtij projektbuxheti i cili është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie të cilin ne nuk duhet ta lejojmë të zbatohet dhe pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në Parlament.
Ditën e nesërme në Parlament, me qëllim për të bërë transparencën totale para qytetarëve dhe me qëllim për të dhënë kontributin parlamentar për ndalimin e këtij projekti mafioz, ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në rradhë të parë; të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është ndërtuar këto 4 vite duke propozuar taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja.
Nuk janë asgjë e re, nuk besoj se habiteni sepse janë pjesë e programit ekonomik të Partisë Demokratike i cili është hartuar me mbështetjen e ekspertëve më të shquar ekonomikë të vendit dhe të huaj, dhe është çertifikuar si një program ekonomik që e nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe i jep mundësinë për zhvillim dhe për rritje ekonomike duke garantuar mundësi për të gjithë dhe duke garantuar mbi të gjithë, konkurrencë të ndershme. Së dyti; ne do të propozojmë që blloku i parave që u çohet si dhuratë, si patë e pjekur, oligarkëve dhe karteleve të tij për të pastruar paratë e drogës, përmes skemës së konçesioneve që u kushton qindra milion euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista.
PPP 1 miliardëshe të zhbëhet dhe këto para në vend që të shkojnë si pata të pjekura tek 0,01 % e shqiptarëve, një konglomerat kriminelësh të pasuruar me para të drogës dhe oligarkëve që po bëhen gati t’i pastrojnë këto para të drogës , këto para të shkojnë aty ku shoqëria, vendi, Shqipëria ka më shumë nevojë. Së pari tek fëmijët e shqiptarëve , të cilët nuk kanë pse paguajnë tekstet shkollore, ku me përqindje fare të vogël të parave që u jepen konçesionarëve, iceneratorëve, oligarkëve me PPP, mund të paguhen tekstet shkollore për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Së dyti për rritjen totale të buxhetit në fushën e arsimit në 5%. Pra kjo është në kuadër të mbështetjes për fëmijët , të rinjtë shqiptarë , pa të cilët nuk mund të ketë të ardhme. Së treti, mbështetja e fermerëve në nivelin e 15 milion eurove të subvecioneve. Në programin tonë ekonomik , ne kemi një skemë të fuqishme të mbështetjes së fermerëve por minimumi që shteti duhet të bëjë për këta, është niveli prej 15 milion euro që shteti arriti në vitin 2013, por që prej atij viti nuk ka asnjë mbështetje reale me subvecione për fermerët.
Tre fabrika sallami në Korçë marrin të gjithë paratë e subvecioneve, ndërkohë që fermerët korçarë që janë përgjegjës për mbi 30 % të prodhimit bujqësor në Shqipëri, nuk shohin asnjë kacidhe. Pse? Sepse prioritet i Edi Ramës janë pakica dhe jo shumica e njerëzve që punojnë me djersën e ballit. 15 milion euro subvecione për fermerët është një prej amendamenteve që ne do të paraqesim nesër.
Po kështu ne do të paraqesim një amendament që qeveria të mbajë nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve si në vitin elektoral. Nuk është pjesë e vizionit tonë. Sipas vizionit tonë, rritja do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme për pagat dhe në veçanti për pensionet. Por të paktën të mbajnë të njëjtin nivel që mbajtën për vitin elektoral. Është plotësisht e mundur. Nëse prioritet i tyre janë pensionistët shqiptarë, nëse prioritet i tyre është rritja e pagave, e kanë fare të lehtë që paratë t’i heqin nga duart e oligarkëve, t’i heqin nga PPP, t’i heqin nga konçesionet korruptive dhe t’i çojnë për rritje pagash dhe pensionesh.
Propozimi tjetër ka të bëjë me shtresat në nevojë, me më të goditurit nga kriza ekonomike, duke propozuar rritjen me 20 % të fondit total për ndihmën ekonomike, e cila po kështu mbetet e pamjaftueshme edhe sikur propozimi ynë të pranohet, por të paktën është një hap që të çon drejt mundësisë për të futur në skemën e ndihmës ekonomike më shumë familje që sot janë në gjendje të mjerueshme, dhe për ta vazhduar këtë në vijim. Ju kujtoj edhe një herë se 43% e shqiptarëve, nuk ngrohin dot shtëpitë dhe kjo sipas statistikave të vitit të kaluar, çka është përkeqësuar këtë vit.
20% e rritjes ekonomike nuk do ta zgjidhte problemin, por do të ishte shenja e parë e ndryshimit të politikës në vend, e vënies së interesave të qytetarëve dhe parave të taksapaguesve në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Sot pasdite do të keni në dispozicion të gjithë propozimin tonë të plotë.
Synimi ynë është së pari; të frenojmë projektin kriminal, të buxhetit 2018 të pastrimit të parave të pista, së dyti, të bëjmë gjithçka, edhe brenda hapësirës fare të ngushtë që ekziston në parlament, për t’i shkurtuar mandatin një qeverie të papërgjegjshme dhe një kryeministri që sundon përmes gënjeshtrës dhe propagandës, një kryeministri dhe një qeverie të faktuar tashmë para gjithë botës, si të lidhur me krimin, përfitues nga kartelët e drogës, dhe që e ka lidhur fatin e saj politik, vetëm me interesat kriminale dhe me pastrimin e parave të pista të drogës.
Me këto propozime do të shkojmë nesër në Parlament dhe do të bëjmë betejën tonë parlamentare me përjegjësi të plotë para zgjedhësve tanë, para njerëzve për të cilët kemi zgjidhjet tona politike, biznesit të vogël dhe të mesëm, fermerëve shqiptarë, rinisë shqiptare, pensionistëve shqiptarë, por po kështu me përgjegjësi para çdo shqiptari të djathtë dhe të majtë, për të frenuar një orë e më parë, këtë të keqe të madhe që ka zënë vendin.
Për të frenuar projektin ogurzi të Edi Ramës dhe për të ecur drejt projektit tonë politik, zgjidhjes së vetme për stabilitet në Shqipëri, një qeveri anti-mafia, e cila të rikthejë legjitimitetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38