Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Flamur Nokës: Opozita e Partisë Demokratike përfundon këtë vit...

Paralajmërimi i Flamur Nokës: Opozita e Partisë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar kolegun e tij socialist, Ulsi Manja, se opozita ndaj qeverisë përfundon këtë vit, pasi vitin e ardhshëm Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse do të rrëzohet me protesta. Debati u zhvillua gjatë emisionit ‘Studio e Hapur’, kur Manja po mohonte lidhjet e PS-së me krimin.

“Unë kam katër vite që bëj opozitë, por besoj se opozita nuk do të zgjasë më shumë se këtë vit sepse vitin tjetër do të rrëzojmë qeverinë me protesta”, tha Noka.

Megjithatë, këtij paralajmërimi, Manja iu përgjigj me një batutë:“Do jeni opozitë edhe këtë vit sepse do të shkriheni si parti”.

Gazetarja përplaset me Flamur Nokën në emision: Krimin e keni përdorur edhe ju. Deputeti: Kujdes ti goce...

Të fundit