Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA për rrjetin 5G, Mediu: Kjo çështje të shtrohet urgjentisht për zgjidhje

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka kërkuar që të merren masa urgjente pas paralajmërimit dhe thirrjes së një dite më parë nga ambasada e SHBA në Tiranë se të dhënat e përdoruesve mund të keqpërdoren nga kompanitë përmes rrjetit 5G, i cili po eksperimentohet së fundmi në Shqipëri.

Sipas Mediut, nuk i takon një qeverie, por të gjithë vendit si shtet anëtar i NATO-s për të përcaktuar këto marrëdhënie.

Të fundit