Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Arjan Çanit për kodin e ri zgjedhor: Para e madhe po përgatitet, ujqër të mëdhenj kanë hyrë në lojë

Paralajmërimi i Arjan Çanit për kodin e ri zgjedhor: Para e

Moderatori Arjan Çani duke komentuar kodin e ri zgjedhor që pritet të votohen në parlament, paralajmëron se po përgatiten shumë para për t’u hedhur për vitin elektoral.

“Nuk e di pse duhet që kësaj radhe palët të jenë të ndershme dhe të bëjnë zgjedhje të lira. Këtu njerëzit janë dakort me këto zgjedhje. Ku ka zona të pasigurta do të blihen, para e paparë e madhe po përgatitet. E di, do ta shikoni vetë.

Nuk ta them dot burimin, janë futur ujqër të mëdhenj në lojë. Ujqër lokalë dhe të huaj që vinë në momentin që afrojnë zgjedhjet”, u shpreh Çani në një intervistë për Ora News, ndërsa nuk nguroi të bëjë edhe një parashikim për fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2021.

“Në qoftë se do të kishim zgjedhje të ardhshme të ndershme, nuk do të blihen vota, nuk do të manipulohen, PD-LSI nëse hyjnë bashkë e mundin Ramën, ka shumë gjasa ta mundin. Duke qenë se unë nuk besoj se do të bëhen zgjedhje të lira, Ramsi është i fituar”, tha Çani.

Të fundit