Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Besnik Mustafajt: Erdogan po tenton të blejë vullnetin e shqiptarëve përmes investimeve

Paralajmërimi i Besnik Mustafajt: Erdogan po tenton të blejë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptare një organizatë e pavarur, jofitimprurëse u krijua rreth 2 muaj më parë me qëllimin për të analizuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe kontribuar në përmirësimin e strategjive diplomatike të vendit.

Iniciativa bashkoi 24 personalitete të diplomacisë shqiptare, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm ndër vite në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti i këtij këshilli, ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj ndodhet këto ditë Uashingtonin për takime me organizata të ngjashme që veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë në studion e ‘Zërit të Amerikës’, Mustafaj, ndër të tjera komentoi edhe rritjen e investimeve turke në Shqipëri.

“Nëse do të bëja shkrimtarin këtu, do të thosha se kryeministri Rama ka një adhurim të madh për mënyrën se si qeveris presidenti Erdogan. Është e qartë se presidenti Erdogan nuk përfaqëson vlerat perëndimore, demokratike dhe humaniste. E dyta, kryeministri Rama është i vetmi kryeministër, i cili ka deklaruar publikisht se tentativa, që ndodhi para dy tre vjetësh është grusht shteti dhe u bë nga Gulen. Këtë nuk e ka thënë asnjë kryeministër i asnjë vendi tjetër të botës, sepse kjo gjë mbetet për t’u provuar nga drejtësia dhe nuk është provuar deri tani. Nga ana tjetër, ne kemi vënë re tentativa të kryeministrit Rama për ta mbështetur, për t’iu përgjigjur pozitivisht përpjekjeve që ka bërë presidenti Erdogan për ta transportuar edhe në Shqipëri debatin e tij të brendshëm me Gylenin. Kjo do të ishte e padrejtë dhe në dëm të Shqipërisë dhe do të ishte një sukses i Erdoganit”, pohoi Mustafai për Zërin e Amerikës, duke shtuar se Presidenti Erdogan  ka tentuar të blejë vullnetin e shqiptarëve nëpërmjet investimeve.

“Shqipëria është një vend i hapur dhe investimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Nga presidenti Erdogan është tentuar blerja e vullnetit të shqiptarëve nëpërmjet investimeve. Në këtë rast ka një deformim të qëllimit të investimeve në një shoqëri të hapur dhe të lirë”, përfundoi ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Të fundit