Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Bratajt: Gushti muaji më i keq, pritet shtim i të prekurve dhe spitale Covid në rrethe

Paralajmërimi i Bratajt: Gushti muaji më i keq, pritet shtim i të

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare paralajmëron se gushti pritet të jetë muaji me më shumë raste covid-19, sidomos në Tiranë.

“Çdo lirim masash nga maji deri tani ka pasur pas 2-3 javësh pikun e të infektuarve dhe shtrimeve në spital dhe terapinë intesive. Edhe kjo periudhë është moment piku dhe do të vazhdojë për 2 javë patjetër”, tha Brataj për A2, teksa thotë se edhe spitalet rajonale dhe ata bashkiake janë përgatitur për të trajtuar pacientë të prekur nga koronavirusi.

“Në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, të gjithë spitalet bashkiake dhe rajonale janë të detyruar të kenë një hapësirë të dedikuar që garanton izolimin, diagnostifikimin e të sëmurëve me Covid. Menaxhimi deri tani është bërë nga Covid 1 dhe 2 ndërsa këto spitale po japin mbështetjen”, shtoi Brataj.

Të fundit