Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Bylykbashit: Ramën e pret fund i hidhur, jo vetëm politikisht

Paralajmërimi i Bylykbashit: Ramën e pret fund i hidhur, jo vetëm

“Edi Rama, nëse vazhdon kështu, fundin e ka të keq. Ka modele në histori që tregojnë që personazhe të tilla përfundojnë keq, jo vetëm politikisht”. Kështu ka paralajmëruar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në studion e emisionit ‘Ditari’ në A2 CNN.

Tonet e forta sipas Bylykbashit justifikohen nga rrethanat që po shohin kryeministrin shqiptar në trajtat gjithmonë më shumë të spikatura të një hiperautokrati, që e ndjen veten të fuqishëm sepse ka gjithë institucionet, siç u pa në shesh.

“Kriza do të çojë në thellimin e krizës dhe për rrjedhoje e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakoshshme”, sqaroi ai duke shtuar: “Ndërkombëtaret e dine se themeli i një qeverie demokratike janë zgjedhjet e ndershme. ‘Bibla’ e ndërkombëtarëve, pavaresisht deklaratave,  është raporti i OSBE që vendos të parin shit-blerjen e votave dhe I dyti është abuzimi me burimet shtetërore dhe presionet mbi administratën, që praktikisht është kapje e shtetit”.

Bylykbashi cilëson se në çështjen e financimit të PD-së, prokuroria po përdoret politikisht si instrument i Qeverisë dhe kjo nuk  e habit aspak. Alarmante, sipas tij, situata e sistemit të drejtësisë, sidomos pas “rënies të Gjykatës Kushtetuese” me një ”prokurore të përgjithshme të përkohshme që qëndron aty në mënyrë antikushtetuese, 1vit e 3 muaj dhe që fle mbi dosje që përbejnë korrupsion zgjedhor”, dhe përmend këtu dosjet e famshme 339 dhe 184.

Skeptik tregohet edhe për reformën në drejtësi, ku shpreson “se SPAK të ngrihet, sepse korrupsioni zgjedhor do te ishte lëndë për SPAK”, ndërkohë që KLGJ dhe KLP janë institucione të “kapura”, dhe ku Vettingu aplikon standarde të dyfishta ku “largojnë këdo nuk plotëson kushtet e Vettingut, por ama mbajnë të gjithë ata që i duhen për organet e rëndësishme, gjë që tregon kapjen politike”.

Të fundit