Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i deputetes së PD: Nuk keni parë gjë akoma… Prisni shfaqjen e përgatitur me të sëmurët

Paralajmërimi i deputetes së PD: Nuk keni parë gjë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosreagimin e institucioneve shtetërore për abuzimin me paratë dhe fondet e shendetësisë. Vokshi thekson se faktet e denoncuara nga opozita, çdo ditë në katër vite, janë çertifikuar edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ajo paralajmëron shfaqjen e radhës të kryeministrit Edi Rama me të sëmurët me kancer, ndërkohë që atyre u mungojnë ilaçet bazë.

Reagimi:

Çdo ditë në 4 vjet kemi denoncuar abuzimin dhe zhvatjen e parave të shëndetit nga kupola qeverisëse.

Fakte të ardhura nga opozita, çertifikuara një pjesë edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

E ndersa Rama bërtet se po ben shtet... ku është shteti për abuzuesit e fondeve të shëndetësisë??? Pse asnjë nuk është dënuar por vazhdojnë të qetë punën me abuzime???

Ku është shteti për të sëmuret me kancer? Ku është shteti për fëmijët me leuçemi? Ku është shteti për të sëmurët me hemofili?? Ku është shteti për gratë me kamcer gjiri që as pergjigje për mamografitë nuk jep e as mundësi apo shpresë të bëjnë analizat e nevojshme për të bërë kimioterapi???

Oh... harrova...secili prej tyre duhet t’i lutet personalisht të superpushtetshmit Rama, të vërë dorën në zemer e t'i mëshirojë...

Por... nuk kemi parë gjë akoma... prisni shfaqjen e përgatitur me të sëmuret në onkologjik sot...

Propaganda e tyre s’ka limite...mund të përdorë (shpërdorë) këdo në nevojë. Sot e kanë radhën të sëmurët me kancer...

Prisni shfaqjen e turpshme të rradhes...

Të fundit