Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i diplomatit Bashkurti: Tensionet SHBA-Iran e bëjnë Shqipërinë target, të merren masat për sigurinë  

Paralajmërimi i diplomatit Bashkurti: Tensionet SHBA-Iran e bëjnë

Diplomati Lisen Bashkurti ka paralajmëruar se konflikti i përshkallëzuar SHBA-Iran e bëjnë edhe Shqipërinë një lloj trageti, për shkak se në vendin tonë janë strehuar dhe janë krijuar hapësira për opozitën formale iraniane të muxhahedinëve, të cilët ndodhen në Manëz të Durrësit.

Duke komentuar edhe dëbimin e ambasadorit iranian një vit më parë nga Shqipëria, apo marrëdhëniet me SHBA, Bashkurti në një intervistë për Report tv thotë se vendi ynë është target i mundshëm i çdo kërcënimi nga Irani.

“Shqipëria ka ndjekur linjën perëndimit dhe SHBA pasi vendi ynë është pjesëmarrës në koalicionin kundër terrorizmit në kryesisht Afganistan psh me trupa ushtarake për garantimin e paqes.

Ka krijuar hapësirë për opozitën formale iraniane siç është komuniteti i muxhahedinëve, pra vendi është përfshirë direkt në reagimet e faktorit perëndimor ndërkombëtar ndaj zhvillimet politike në rajon dhe Iranit.

Pra, Shqipëria nuk mund ta konsiderojë veten larg nga ky rajon nisur edhe nga marrëdhëniet diplomatike me Iranin e bashkëpunimi i ngushtë me SHBA, e bën Shqipërinë të jetë target i mundshëm i çdo kërcënimi eventual që mund t’i bëhet vendit tonë.

Kështu që krahas qëndrimeve diplomatike, është e domosdoshme të merren masa për sigurinë, pasi gjithçka është e mundshme nga një shtet i njohur për veprimtarinë e tij terroriste rajonale dhe ndërkombëtare”, paralajmëron ish-diplomati Lisen Bashkurti.

Të fundit