Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i diplomatit: “Shqipëria e krijoi Mitrovicën e saj në Jug të vendit”

Paralajmërimi i diplomatit: “Shqipëria e krijoi Mitrovicën

Me anë të një reagimi në shkurtër në rrjetet sociale, ish-diplomati shqiptar, Shaban Murati paralajmëron se me ngjarjet e ndodhura dje në jug të vendit, është krijuar “Mitrovica e Shqipërisë”.

“Paralajmërim! Shqipëria e krijoi Mitrovicën e saj në Jug të vendit”, shkruan Murati.

Shaban Murati i referohet thirrjeve antishqiptare dhe raciste që u dëgjuan dje në Bularat të Gjirokastrës, në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, ku të pranishëm ishin edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo. Ekstremistët e ardhur nga Greqia nuk u mjaftuan me kaq, por ata morën nën kontroll për disa minuta edhe aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, duke vendosur një precedent të ri dhe të rrezikshëm.

Autoritetet shqiptare kanë mbajtur një qëndrim neglizhues dhe janë përpjekur të justifikohen me pretendimin e “sjelljes evropiane” ndonëse ditën e djeshme u shkelën në mënyrë flagrante ligjet e vendit.

Të fundit